Nga sot, shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit, Shqipëri, mban emrin e artistes së talentuar bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Në ceremoninë zyrtare të emërtimit mori pjesë Ministri i Kulturës i Bullgarisë Prof. Velislav Minekov, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe Zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Dr. Meri Kumbe, bëri të ditur Ministria e Kulturës.
Lika Janko ka lindur në Sofje si Evangjelia Grabova dhe fati i prindërve të saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Jeta e saj ka qenë plot vështirësi përpara se kritikët të fillojnë të shkruajnë për të si “Picasso i veshur me fustan”. Punimet e saj janë të ndikuara nga artistët francezë, Van Gogh, kultura bullgare dhe ajo shqiptare.
Ministri Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Dje ata biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.
Sot më herët Ministri Minekov mori pjesë në mbylljen zyrtare të projektit për ndërtimin e ndriçimit rrugor LED "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Ministri Minekov preu shiritin e inaugurimit së bashku me kryetarin e bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe në prani të Zëvendës Ministres së Kulturës së Shqipërisë Dr. Meri Kumbe, ambasadorit tonë në Tiranë Momçill Rajçevski, Konsullit të Nderit të Republikës së Bullgarisë z. Selim Hoxhaj dhe ekipin e Ambasadës sonë në Tiranë.
Programi i delegacionit bullgar në Shqipëri, i kryesuar nga Ministri Minekov, përfshin një takim në ambasadën tonë në orët e vona të pasdites me kryetarë të shoqatave bullgare dhe anëtarë të komunitetit bullgar në Shqipëri, informon Ministria bullgare e Kulturës.Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York. Filmi..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit..