Deri në fund të vitit Manastiri i Baçkovos do t’i gëzojë vizituesit e vet me ikona të papara deri në këtë moment dhe sende fetare nga e kaluara. Ato do të renditen në një dhomë të re të rinovuar në pjesën e Muzeut të Manastirit të Shenjtë,dhe do të shugurohet në një festë të madhe kishtare. Sipas fjalëve të abatit të manastirit peshkopi Sionij, ikonat janë shenjtëri të lashta nga shekulli i 15. Në ekspozitë do të prezantohet dhe një ikonostas i lashtë prej mermeri i kishës së lashtë nga shekulli i 19.
Në ekspozitën e re ndodhet dhe kryqi i cili i është dhuruar manastirit nga perandori Aleksij Komnin, një poltron i lashtë nga tempulli qendror nga antikiteti, disa ikona shumë të vjetra ose të ashtuquajturat klirose, të cilat janë të punuara në Jerusalem dhe të sjella në manastir gjatë rinovimit të kishës. Në muzeun e krijuar gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar janë treguar dhe kryqe, të punuara me një drugdhendje tepër fine, e cila është karakteristike për artin monastik që e ka origjinën në malin Athos gjatë periudhës së shekujve 6-7. Mes sendeve më të vlefshme kishtare është një kuti argjendi dhuratash me prarim dhe shumë gurë gjysmë të çmuar, e cila ruan të ashtuquajturin kungim të thatë për raste tepër të ngutshme. Ajo ka marrë emërtimin “Veneciane”, sepse i përngjan bazilikës së San Markos në Venecie. Në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje ruhet edhe një tjetër si kjo, si dhe në manastirin “Shën Ekaterina” në Egjipt. Në muzeun e Manastirit të Baçkovos ka dhe vegla dhe kupa kuzhine liturgjike, një nga të cilët daton që nga viti 1599 dhe është i punuar në qytetin Asenovgrad.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..