Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Kacarov: Duam t’i kthejmë fëmijët deri në klasën e 4-të në shkollë pas 1 nëntorit

Foto: BGNES

Shteti do të livrojë 6.5 milionë euro për blerjen e testeve për fëmijët. Dëshira jonë është që të sigurojmë të paktën për një muaj teste për të gjithë fëmijët në vend nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Këtë e bëri të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë Stojço Kacarov në një konferencë për mediat. Javën e ardhshme duam t'i kthejmë në shkollë fëmijët deri në klasën e 4-të. “Nëse shohim që është krijuar një organizatë dhe ky mekanizëm funksionon mirë, do të vazhdojmë me nxënësit e klasave të larta. Një në çdo 100 njerëz aktualisht është bartës i virusit, " shtoi Kacarov.

Për të pasur sukses, ne kemi nevojë për mbështetjen e prindërve të cilët duhet të lejojnë testimin e fëmijëve, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov. Ai saktësoi se sipas planeve testimi duhet të bëhet dy herë në javë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD