Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 tetorin

Dielli i ftohtë do të shkëlqejë mbi tërë vendin dhe do të ketë vranësira buzë detit

Foto: BGNES

Paraditen e së martës do të ketë mjegull vende-vende në ultësira dhe rreth pellgjeve ujore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, mbi Bullgarinë Lindore do të jetë me vranësira dhe mjegull. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë, për rajonin e Sofjes deri në 10 gradë.

Temperaturat maksimale në bregdetin e Detit të Zi do të arrijnë deri në 10 gradë. Në lugina vende-vende do të formohet ngricë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 8°, në 2000 metra rreth 3.

Të mërkurën moti do të mbetet i pandryshuar me rritje të temperaturave maksimale ditore deri në 1-2 gradë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..

botuar më 25-10-16 7.30.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD