Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia e Barnave: Në Bullgari nuk përdoren vaksina me afat të skaduar

Foto: BGNES

Të gjitha vaksinat që jepen në Bullgari janë brenda afatit të ruajtjes së miratuar për produktin në fjalë. Ka vaksina të cilave u ka skaduar afati, por ato janë hequr dhe do të asgjësohen, tha në një konferencë Drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Ai kujtoi se në shtator, Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi zgjatjen e afatit të përdorimit të vaksinës Pfizer nga 6 në 9 muaj, e cila është e vlefshme për të gjitha grupet e prodhuara pas 1 qershorit. Kështu, për disa vaksina ka një ndryshim në informacionin mbi datën e skadencës të vendosur në paketim dhe miratimet aktuale. Deri në fund të javës, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me vaksinën Moderna.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD