“Gëzohem shumë se do të ekzekutoj në të njëjtën sallë, në të cilën mbajta dhe koncertin tim të parë vetjak”- thotë xhaz pianisti Mario Stantchev përpara se të prezantojë “Këngë nga shpirti". Salla për të cilën bëhet fjalë është në godinën legjendare në “Oborishte” numër 5, e cila për dekada të tëra strehonte Shkollën Kombëtare të Muzikës, kurse sot është një vend për ngjarje kulturore. Aty më 28 tetor është premiera bullgare e projektit të ri, një pjesë nga Festivali “Kameralia”
„Stantchev Soul Songs kështu e emërtova projektin. Doja që nën këtë titull të bashkoj stilet e mi të dashur, të cilët janë shumë të ndryshëm - në këtë mënyrë muzikanti i njohur i xhazit prezanton idenë e tij. - Në gjuhën bullgare do të ishte “Këngë nga shpirti”. Vendosa ta ndërtoj projektin rreth pianos dhe kontrabasit, ftova Christophe Lincontang - kolegu im dhe mik, I cili po kështu jeton në Lion. Shkrova pjesa të reja, përfshiva dhe disa të cilat tanimë i kam prezantuar përpara publikut. Doja që kompozicionet të pasqyrojnë dashurinë time ndaj muzikës amerikane e thënë në mënyrë më të përgjithësuar. Me paramendim nuk përmend vetëm xhaz, sepse ka po kështu soull, blus, si dhe muzikë klasike dhe tradicionale. Këtë projekt e prezantova disa herë në Francë, publiku e pranoi shumë mirë dhe prandaj gëzohem se kam mundësi të prezantojmë këtë program dhe në Festivalin “Kameralia” në Sofje.”
Mbase do të jetë mirë të rikujtojmë se, xhaz-pianisti i njohur, kompozitor dhe themelues i Departamentit të Xhazit në Konservatorin në Lion, ku deri vonë jepte mësime, ka lindur në Sofje. Ai merr një arsim klasik muzikor në Shkollën Kombëtare Muzikore dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore, kurse që nga fillimi i viteve 80 të shekullit të 20 jeton në Francë.
Nuk janë të pakët dhe albumet prej autori, të cilat muzikanti i nxori vetëm gjatë viteve të fundit. Mes tyre janë Jazz Before Jazz, Musica sin fin, Monk and More, Autumn Leaves in Sofia e të tjera.
Pavarësisht se është i angazhuar vazhdimisht me projekte të ndryshme dhe shfaqje në Francë dhe në Evropë, Mario thotë se gjithmonë me padurim pret koncertet në atdhe. Kurse tani mbase emocioni nga koncerti shtohet dhe nga kujtimet e tij lidhur me vendin në të cilin do të zhvillohet:
“Pikërisht kështu! Kjo është shkolla muzikore e dashur, të cilën e njohim nga koha e kaluar. Aty për herë të parë realizova një program vetjak. Në ato vite unë kisha pësuar tendinit, pata probleme dhe kalova tek boria, vetëm e vetëm të jem në Shkollën Muzikore. Në fakt, isha nxënës në pianon e detyrueshme (të cilën e mësojnë që të gjithë instrumentistët dhe këngëtarët, për të cilët nuk është një instrument bazë). Por, një mësuese shumë inteligjente Anna Ilievska, vendosi të merret me arsimimin tim dhe më bëri pianist. Atëherë luajta “Tre prelude për piano” të Gershwin-it.Ishteshumë zbavitëse, sepse 2 vjet më parë më përjashtuan nga po kjo shkollë për shkak se ekzekutoja pikërisht këto pjesa-muzika amerikane akoma nuk ishte e mirëseardhur në Bullgari. Kurse tani, në të njëjtën sallë, do të prezantojmë xhaz projektin tim të ri, që për mua është një kënaqësi e madhe.”
Publiku në Sofje më 29 tetor dhe në Plovdiv më 2 nëntor do të ketë mundësinë të dëgjojë Mario Stantchev dhe në një program tjetër, bashkë me Hristo Jocov (bateri) dhe Boris Taslev (kontrabas). “Pjesët të cilat do t'i interpretojmë janë prej autori, si dhe xhaz standarde të njohura. Janë të zgjedhura kështu që të jenë të përshtatshme për një atmosferë dhome të klubeve të njohura, në të cilat do të jenë koncertet”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..