Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera bullgare e Stantchev Soul Songs

Xhaz koncerti Stançev – Lenkontan - pjesë e Festivalit “Kameralia”

Mario Stantchev
Foto: arkiv

“Gëzohem shumë se do të ekzekutoj në të njëjtën sallë, në të cilën mbajta dhe koncertin tim të parë vetjak”- thotë  xhaz pianisti Mario Stantchev përpara se të prezantojë “Këngë nga shpirti". Salla për të cilën bëhet fjalë  është në godinën legjendare në “Oborishte” numër 5, e cila për dekada të tëra strehonte Shkollën Kombëtare të Muzikës, kurse sot është një vend për ngjarje kulturore. Aty më 28 tetor është premiera bullgare e projektit të ri, një pjesë nga Festivali “Kameralia”

„Stantchev Soul Songs kështu e emërtova projektin. Doja që nën këtë titull të bashkoj stilet e mi të dashur, të cilët janë shumë të ndryshëm - në këtë mënyrë muzikanti i njohur i xhazit prezanton idenë e tij. - Në gjuhën bullgare do të ishte “Këngë nga shpirti”. Vendosa ta ndërtoj projektin rreth pianos dhe kontrabasit, ftova Christophe Lincontang - kolegu im dhe mik, I cili po kështu jeton në Lion. Shkrova pjesa të reja, përfshiva dhe disa të cilat tanimë i kam prezantuar përpara publikut. Doja që kompozicionet të pasqyrojnë dashurinë time ndaj muzikës amerikane e thënë në mënyrë më të përgjithësuar. Me paramendim nuk përmend vetëm xhaz, sepse ka po kështu soull, blus, si dhe muzikë  klasike dhe tradicionale.  Këtë projekt e prezantova disa herë në Francë, publiku e pranoi shumë mirë dhe prandaj gëzohem  se kam mundësi të prezantojmë këtë program  dhe në Festivalin “Kameralia” në Sofje.”

Mbase do të jetë mirë të rikujtojmë se, xhaz-pianisti i njohur, kompozitor dhe themelues i Departamentit të Xhazit në Konservatorin  në Lion, ku deri vonë jepte mësime, ka lindur në Sofje. Ai merr një arsim klasik muzikor në Shkollën Kombëtare Muzikore dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore, kurse që nga fillimi i viteve 80 të shekullit të 20 jeton në Francë.

Nuk janë të pakët dhe albumet prej autori, të cilat muzikanti i nxori vetëm gjatë viteve të fundit. Mes tyre janë Jazz Before JazzMusica sin fin, Monk and More, Autumn Leaves in Sofia e të tjera.

Pavarësisht se është i angazhuar vazhdimisht me projekte të ndryshme dhe shfaqje në Francë dhe në Evropë, Mario thotë se gjithmonë me padurim pret koncertet në atdhe. Kurse tani mbase emocioni nga koncerti shtohet dhe nga kujtimet e tij lidhur me vendin në të cilin do të zhvillohet:

“Pikërisht kështu! Kjo është shkolla muzikore e dashur, të cilën e njohim nga koha e kaluar. Aty për herë të parë realizova një program vetjak. Në ato vite unë kisha pësuar tendinit, pata probleme dhe kalova tek boria, vetëm e vetëm të jem në Shkollën Muzikore. Në fakt, isha nxënës në pianon e detyrueshme (të cilën e mësojnë që të gjithë instrumentistët dhe këngëtarët, për të cilët nuk është një instrument bazë). Por, një mësuese shumë inteligjente Anna Ilievska, vendosi të merret me arsimimin tim dhe më bëri pianist. Atëherë luajta “Tre prelude për piano” të Gershwin-it.Ishteshumë zbavitëse, sepse 2 vjet më parë më përjashtuan nga po kjo shkollë për shkak se ekzekutoja pikërisht këto pjesa-muzika amerikane akoma nuk ishte e mirëseardhur në Bullgari. Kurse tani, në të njëjtën sallë, do të prezantojmë xhaz projektin tim të ri, që për mua është një kënaqësi e madhe.”

Publiku në Sofje më 29 tetor dhe në Plovdiv më 2 nëntor do të ketë mundësinë të dëgjojë Mario Stantchev dhe në një program tjetër, bashkë me Hristo Jocov (bateri) dhe Boris Taslev (kontrabas). “Pjesët të cilat do t'i interpretojmë janë prej autori, si dhe xhaz standarde të njohura. Janë të zgjedhura kështu që të jenë të përshtatshme për një atmosferë dhome të klubeve të njohura, në të cilat do të jenë koncertet”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD