Ajo që u shfaq në media se nga e hëna fëmijët deri në klasën e 4-të do të shkojnë në shkollë nuk është e vërtetë. Është shumë e mundur që nëse nuk ka bllokim të plotë, kjo të ndodhë nga 8 nëntori. Këtë e tha për televizionin Bulgaria on AIR, Ministri në detyrë i Arsimit, akademik Nikollaj Denkov.
“Nuk mund të them datë pa u zgjedhur kontraktori, pa e ditur se si do të jetë organizimi, pa llogaritur kohën në të cilën do t’i përgatisim ata që do t’i bëjnë testet”, shtoi Denkov.
Ministri theksoi si prioritet ofrimin e një mjedisi të sigurt mësimor në shkolla, si dhe prindërit të bien dakord vullnetarisht që fëmijët të testohen për koronavirus në shkollë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e..