Ministri i Kulturës Prof. Velislav Minekov priti Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, njofton në faqen e saj Ministria e Kulturës. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona si dhe mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës si për shembull shkëmbimin kulturor midis operave, baleteve dhe filarmonive kombëtare.
Ministri Minekov shprehu kënaqësi nga ajo që u arrit gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shqipëri. Ai theksoi se do të bëjë hapat e domosdoshëm në lidhje me Programin e ri për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, që po diskutohet midis qeverisë së Bullgarisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve ministri i kulturës diskutoi idenë shumëvjeçare që në Tiranë të hapet një Qendër Kulturore Informative e Bullgarisë, për të cilën u diskutua edhe me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë Elva Margariti, gjatë vizitës së tij javën e kaluar.
Ndër temat e diskutara ishin edhe mundësitë për lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe nxënësve nga shkollat e arteve dhe kulturës, si dhe forcimi i turizmit kulturor midis dy vendeve.
Ambasadorja Hoxha theksoi se do të jetë mirë, që të rijnë bullgarë të përfshihen në iniciativën “Kryeqytet Evropian i Rinise” në Tiranë vitin 2022.
U diskutua edhe mbështetja e komuniteteve lokale me origjinë shqiptare dhe bullgare në vendet përkatëse.
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...