Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kroatët tani do të udhëtojnë pa viza deri në Shtetet e Bashkuara

Kroacia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nevojshme dypalëshe të sigurisë. Ka arritur dhe përqindjen e domosdoshme të refuzimit për dhënien e vizave-nën 3%. Prandaj vendi është i miratuar për të hyrë në programin VWP të Shteteve të Bashkuara për anulimin e vizave. Nga data 1 nëntor 2021 qytetarët kroatë mund të udhëtojnë deri në Shtetet e Bashkuara për biznes dhe turizëm pa viza për një afat prej 90 ditëve, njoftuan nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Zagreb. Për udhëtim do të jetë i nevojshëm vetëm një online miratim nga sistemi elektronik për leje për udhëtim ESTA. Udhëtuesit inkurajohen të anëtarësojnë për ESTA më të paktën 72 orë përpara udhëtimit të planifikuar. Qytetarët pa viza duhet të kenë pasaporta me mikroçipa të integruara kompjuteri dhe të kenë marrë lejen ESTA, që për momentin kushton 14 dollarë dhe vlen deri më 2 vjet për udhëtime të shumta.

Në Greqinë Veriore propozojnë vaksinimin e detyrueshëm


Në Greqi po rritet numri i të sapo infektuarve me Covid-19 dhe ata tanimë janë midis 3000 dhe 4000 në ditë. Në rajonet veriore, ku numri i të vaksinuarve është nën mesataren për vendin, tabloja epidemike është e rëndë. Mjekët i bënë thirrje qeverisë të vendosë vaksinimin e detyrueshëm. Deri tani imunizimi është i detyrueshëm  vetëm për specialistët mjekësorë. Pjesa më e madhe e mjekëve, të cilët punojnë në vijë të parë, mendojnë se dhe të vaksinuarit duhet tu nënshtrohen testeve të shpeshta. Profesori Nikos Zanakis njoftoi se, që nga ditët e ardhshme mund të priten  nga 5000 të infektuar në ditë dhe presion mbi sistemin e shëndetësisë, transmetoi BGNES.

Situata e pandemisë në Slloveni po keqësohet


Për shkak të përkeqësimit të mprehtë të situatës epidemike, qeveria sllovene po prezanton masa më të rrepta kufizuese. Ato hyjnë në fuqi që nga 1 nëntori. Nëse tendenca për rritjen e të hospitalizuarve nuk ndryshon, autoritetet nuk përjashtojnë dhe futjen e një bllokimi për të pa vaksinuarit dhe të kalimit drejt një arsimi online, transmeton “Radio-Televizioni Shtetëror Slloven”. Që të gjithë nxënësit, të cilët “vetë kontrollohen” përpara se të  shkojnë në orët e mësimit do të testohen dy herë në javë. Shtohen dhe testet mes nëpunësve shtetërorë. Të vaksinuarit po kështu detyrohen të mbajnë maska gjatë një kontakti të drejtpërdrejtë me njerëz të tjerë. Pronarët e lokaleve do të duhet të kontrollojnë Covid-lejet e vizituesve dhe të ndalojnë ata pa certifikata të gjelbra. Gjatë shkeljeve përgjegjësia do të jetë e pronarëve.

Rumania ka përshpejtuar në mënyrë të rrufeshme imunizimin kundra Covid-19

Në Rumani llogaritën , se rritmi i vaksinimit është përshpejtuar mbi dy herë. Nëse më përpara  bëheshin nga rreth 70 000 vaksina në ditë, tani ato janë rreth 150 000 në ditë. Rumania është në fund për nga numri i të imunizuarve në Bashkimin Evropian me 37% të vaksinuar plotësisht mes popullsisë së moshuar, shënon “Euronews” duke shtuar se, në vend të fundit është Bullgaria. Ndërkohë, Senati rumun hodhi poshtë një projekt-ligj, i cili i detyron punonjësit në sektorin shtetëror, në kompanitë e mëdha private dhe punonjësit e shëndetësisë të kenë një leje shëndetësore. Ligji duhet të miratohet ende në dhomën e poshtme të parlamentit, e cila ka më shumë kompetenca se Senati.

Erdogan dhe Biden do të diskutojnë marrëdhëniet SHBA-Turqi  


Turqia do të mendojë blerjen e avionëve rusë Su-35 dhe Su-57, nëse Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhin problemin me gjuajtësit F-35, deklaroi ministri i jashtëm Mevlut Çavuşoğlu i cituar nga Agjencia e Anadollit. Shtetet e Bashkuara duhet  të dorëzojnë avionët luftarakë që ka paguar Turqia, ose t'i kthejnë paratë nëse nuk ofrojnë një produkt tjetër, kërkoi ministri. Gjatë vitit 2019  administrata e Donald Trump e tërhoqi Turqinë nga programi F-35 për shkak të blerjes nga Ankaraja të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Mosmarrëveshja për furnizimin e F-35 ose zëvendësimin e tij alternativ me F-16 do të diskutohet më 31 tetor gjatë takimit për klimën në Glasgou, Skoci. Në punën e forumit COP26 do të marrin pjesë presidentët Joe Biden dhe Recep Tayyip Erdogan. Lideri turk shpalli se takimi midis të dyve ka qenë i rregulluar paraprakisht.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, arkiv

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD