“Levski është një emenacion i shpirtit bullgar” shkroi Akad. Nikollaj Hajtov, ndërsa një bullgar atdhedashës e pa ëndrrën e tij dhjetëvjeçare të realizuar gjatë verës – Apostullin e krijuar prej duarve të tij. Ai është 94-vjeçari Georgi Millushev nga qyteti Smoljan, llogaritar i pensionuar, krijues autodidakt dhe një nga iluministët modern, të cilët sikur e lidhin fillin midis së kaluarës, së tanishmes dhe së ardhmes.
Xha Georgi, siç e quajnë vendësit, është nismëtar, projektues dhe autor i bust monumentit të Apostullit në sheshin “Svoboda” (Liria) në qendrën e vjetër të qytetit Smoljan (Bullgari Jugore).
Vendi është i preferuar për takime nga banorët dhe turistët ndërsa në kopsht tashmë ka një monument të një rilindësi tjetër bullgar – Hristo Botev.
“Levski është heroi më i respektuar, më i padiskutueshëm, rilindës i Bullgarisë, luftëtar për çlirimin nga zgjedha osmane. Kjo është arsyeja pse lindi ideja e monumentit – tha para BNR Millushev. – E fillova punën ngadalë, sepse jam autodidakt, nuk kamë bërë kurrë puna skulpturore. Dhe t’ju them drejt – ishte një detyrë e vështirë sepse nuk e kam dituritë e domosdoshme të anatomisë, të cilat i kanë profesionistët. Dhe me shumë kurajë dhe këmbëngulje ia dola për katër vjet.”
Financimi i nismës ishte fund e krye personal. Nja katër-pesë vjet ndante çdo muaj nga 50 leva nga pensioni i tij për të bërë monumentin. Ai e ripunoi disa herë. I vetëm, në muajt e ngrohtë të vitit, në oborrin e shtëpisë së tij nën një tendë. Kur projekti u bë gati, ai kaloi për miratim përmes një komisioni special nga tre piktorë.
“Entuziazmi i tij është një shembull për këtë se çfarë duhet të jetë një njeri gjatë gjithë jetës së tij” – thotë dhëndri i tij Kirill Asenov, një nga industrialistët dhe punëdhënës më të mëdhenj në rajon.
Deri në këtë verë monumenti i vetëm i revolucionarit Vasill levski në qytet ishte para godinës së Gjimnazit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore.
“Unë kamë udhëtuar pothuajse në të gjithë Evropën dhe e di se sa të rëndësishme janë këto monumente për një komb. Popujt e tjerë për gjëra të vogla kanë bërë monumente për të lënë ndonjë gjurmë, një vulë historike. Smoljan është i privuar nga kjo gjë!” – me një farë dhimbje rrëfen Georgi, i cili pothuajse është përfunduar edhe projektin e dytë monumental, një bust monument i një rilindësi dhe revolucionar tjetër bullgar – Georgi Stojkov Rakovski.
Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Georgi Millushev vazhdon të lexoj nga dy libra në javë. I pëlqen romanet dhe biografitë historike, nga të cilat merr frymëzim për punën e tij mbi monumentet. Shtëpinë e ndërtoi vet, ndërsa në vitet 60-të të shekullit të kaluar projektoi dhe montoi automobilin e tij, i cili ishte një krenari familjare dhe një atraksion i vërtetë për bashkëqytetarët e tij. Ai e quajti makinën “RosVen” me emrin e dy vajzave të tij – Rosica dhe Venera. Sot, Xha Georgi thotë se një na pasuritë më të mëdha është që njeriu të ketë punë, dhe ajo të jetë motori i jetës së tij. Dhimbja e tij fshihet në mungesën e entuziazmit për kauzën e përbashkët në shoqërinë tonë, siç ishte dikur.
“Gjëja më e rëndësishme është të ketë harmoni mes njerëzve, të ketë humanizëm dhe respekt. U bëmë egoistë të mëdhenj, të vetëmjaftueshëm, mendojmë vetëm për veten, për përfitimet materiale. Asgjë shpirtërore nuk na lidh, nuk na bashkon. Shikoj e lexoj nëpër gazeta se çfarë analfabetizmi ka. Nxënësit janë injorantë, nuk dinë gjërat elementare. Një vend, kur mbyll shkollat, spitalet, kur mbyll teatrot - nuk ka dobi. Nëse ju humbni shpirtin tuaj, nëse humbni kulturën, nëse humbni karakterin - nuk ka popull. Këto gjëra i bëjnë njerëzit një popull!”
Përpilues: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Radostina Çernokova, korrespondente e BNR-së në Smoljan)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..