Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos. Transmetimi i gazit u pezullua për shkak të një aksidenti tubacioni më 1 nëntor.
Ambasada ruse në Sofje konfirmoi se Gazprom ka rritur furnizimin me gaz me çmime më të mira me kërkesë të qeverisë bullgare. Sipas njoftimit, në nëntor çmimi i gazit për Bullgarinë ka rënë në 46,55 euro për MWh, që është rreth gjysma e çmimit mesatar për Evropën. Kompania ruse thekson se i përmbush në mënyrë perfekte të gjitha detyrimet e saj ndaj konsumatorëve bullgarë dhe klientët në BE.Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..