Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kafshë, anije dhe përbindësh mitikë të përshkruar 7 shekuj më parë "erdhën në jetë" në qytetin mesjetar të Rusokastro

6
Foto: Muzeu Historik Rajonal-Burgas

Më shumë se 50 vizatime grafiti nga 700 vjet më parë dolën në dritë gjatë një studimi të kalasë së qytetit mesjetar Rusokastro. Ato janë të pikturuara mbi muret e rezervuarit, disa prej tyre arrijnë një gjatësi prej 30 centimetrave dhe lartësi 25 centimetra.

Kalaja Rusokastro ka qenë e ndërtuar mbi një shenjtore të lashtë trake në territorin e Stranxhës në Bullgarinë Juglindore. Ajo është e njohur me këtë se gjatë vitit 1332 bëhet skenë e një beteje shumë të madhe, e cila ka përfunduar me fitoren e mbretit bullgar Ivan Aleksandër mbi ushtrinë bizantine, të paraprirë nga perandori Andronik i III. 

Kalaja është shkatërruar gjatë marshimeve osmane gjatë vitit 1443. Objekti studiohet prej viteve, kurse imazhet e zbuluara përpara hedhin një dritë të re mbi të kaluarën. Milen Nikollov - drejtues i gërmimeve dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal-Burgas, nuk e fsheh emocionin e vet, kur tregon për pikturat e shkëlqyera, të zbuluara nga ekipi i tij, derisa studion të ashtuquajturën “shterna” (vendi për grumbullimin e ujit të shiut) të kalasë:

Milen Nikollov

“Kryesisht këto janë kafshë - sorkadhe, drerë, kuaj dhe gomarë...Ka dhe shumë shpendë! Kuptohet ka dhe kalorës, kryqe. Kemi dhe një mbishkrim. Anije, kemi anije të shkëlqyera! Ato janë tre, njëra nga të cilat është e shkëlqyer!”

Dhe akoma - nëpër muret e rezervuarit gjallërojnë imazhet e gjarpërinjve, të oktapodit, të kafshëve fantastike detare dhe të qenieve mitike! Tani do të studiohet nëse pikturat rikrijojnë një tregim të tërë folklorik, ose janë imazhe të veçanta. Pikturat prej grafiti janë të vendosura me një objekt të mbrehtë metalik direkt mbi suvanë e rezervuarit.

“Këto piktura prezantojnë jetën e gjallë. Këta njerëz kanë pikturuar gjëra, të cilat i kanë parë rreth vetes së tyre. Kjo është një kulturë popullore!” thotë Milen Nikollov.

Imazhet nga Rusokastro janë jashtëzakonisht të vlefshme, meqenëse pasqyrojnë pikëpamjet dhe kulturën shpirtërore të njerëzve më të zakonshëm gjatë periudhës së mesjetës. Kjo nuk është një kulturë elitare, siç janë për shembull kishat dhe godinat monumentale, të ndërtuara nga mbreti dhe nga aristokracia më e lartë - janë të një mendimi arkeologët. Në këtë rast imazhet janë një pasqyrë e përfytyrimeve për botën e popullsisë nëpër trojet tona.


“Shterna”, mbi të cilën janë pikturuar, është ndërtuar në fund të shekullit të 13, që kur datojnë dhe vet pikturat. Imazhe të ngjashme janë zbuluar në qytetin Nesebër, në kishat “Shën Sofia” dhe “Shën Mëria “Perivlepta” në Ohër në (Maqedoninë e Veriut), si dhe në disa shpella dhe manastire shkëmbore në Bullgarinë Veriperëndimore. Por, më tepër imazhe të ngjashme janë gjetur në kryeqytetet e lashta bullgare Pliska dhe Veliki Presllav – përgjithësisht afro 190 piktura.

Aktualisht vendet me pikturat në Rusokastro po konservohen, që të jenë të mbrojtura në maksimum për stinën e ardhshme të dimrit.

Përpiloi: Veneta Nikollova /në bazë të intervistës së Stefka Bakërxhievës, BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Rajonal-Burgas, BNR-Burgas




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbulojnë sekretet e Gjirit Taukliman

Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..

botuar më 25-07-14 11.18.PD

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..

botuar më 25-07-13 7.30.PD

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD