Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas shumicës së bullgarëve, në shëndetësinë tonë ka korrupsion

Foto: arkiv

Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion - kështu mendojnë 60% e bullgarëve. Megjithatë, vetëm 18 për qind e atyre që janë hasur me praktika të tilla kanë sinjalizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Global Metrics, i kryer në gjysmën e dytë të majit, i porositur nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore.

Sipas studimit, gjatë pandemisë Covid kanë dalë shumë probleme, si neglizhenca e të sëmurëve kronikë, prevenca e pamjaftueshme, niveli pothuajse zero i kujdesit post-spitalor, aksesi i kufizuar tek specialistët për një pjesë të popullsisë së vendit, protokollet e gabuara të trajtimit etj. Problemet lidhur me mungesa e personelit, si dhe baza e pamjaftueshme materialo-teknike në disa nga institucionet mjekësore, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Gjysma e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me spitale në 5 vitet e fundit. Shumë prej tyre janë të mendimit se në spitalet private mjekët janë më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Prandaj, 72% e bullgarëve të anketuar dëshirojnë të trajtohen në spitale private nëse kanë mundësi financiare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD