Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zhvillua testimi i parë për Covid-19 në shkolla

Foto: BGNES

Një nxënës i klasës së tretë në Dobriç tregoi një rezultat pozitiv në testimin për Covid-19. Nëna e ka çuar fëmijën për një analizë laboratorike. Nxënësi nuk ka pasur kontakt me fëmijët e tjerë dhe është respektuar protokolli shëndetësor.

Testimi në 13 rrethet e vendit, ku rifilloi frekuentimi i nxënësve të shkollave fillore, zgjati rreth 20 minuta, njoftoi Ministria e Arsimit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në detyrë, akademiku Nikollaj Denkov, tha se ka 3 kushte që nxënësit të kthehen në shkollë. Ata duhet të testohen, duhet të sigurohen teste të përshtatshme dhe prindërit duhet të bien dakord për testimin e nxënësve. Nëse një nga këto kushte nuk plotësohet, trajnimi online do të vazhdojë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD