Presidenti Rumen Radev është shumë afër fitores së zgjedhjeve në raundin e parë, ndërsa në rast balotazhi kundërshtari i tij do të jetë prof. Anastas Gerxhikov. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me mjete të veta në periudhën 04 – 08 nëntor 2021. Presidenti i tanishëm është në krye me 48.3% kundrejt 25.6% të Gerxhikovit. Nëse do të ketë balotazh apo jo varet nga pjesëmarrja elektorale. Sipas ligjit, për të pasur një zgjedhje në raundin e parë, duhet të votojnë të paktën 50% e votuesve, ose mbi 3.35 milionë njerëz.
Sipas sociologëve, 6 ose 7 parti do të hyjnë në parlament, por formimi i qeverisë do të jetë i vështirë. GERB tani për tani fiton më shumë vota /25.4%/, në vend të dytë është partia "Po e vazhdojmë ndryshimin"/ 17.3%/, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ /15.6%/. "Ka një popull të tillë" /ITN/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe "Bullgaria Demokratike" luftojnë për vendin e katërt me përqindje të afërta - midis 10 dhe 12%. "Ngrihu BG! Ne po vijmë!” fiton 4.2% vota dhe ka shans për të hyrë në Parlament.
Sipas Mediana, edhe pse GERB është partia më e fortë, për momentin nuk duket e mundur të kthehet në pushtet. Ata theksojnë se formimi i qeverisë do të jetë i vështirë, pasi do të duhet të paktën një koalicion katërpartiak.
Të dhënat janë nga një anketim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me fonde vetjake në periudhën 04 – 08 nëntor 2021.Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e Varshavës që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë 3% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla Xhurashkoviç, i vunë një rruge në qytet emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov . Historia..
Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të..
Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e..