Presidenti Rumen Radev është shumë afër fitores së zgjedhjeve në raundin e parë, ndërsa në rast balotazhi kundërshtari i tij do të jetë prof. Anastas Gerxhikov. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me mjete të veta në periudhën 04 – 08 nëntor 2021. Presidenti i tanishëm është në krye me 48.3% kundrejt 25.6% të Gerxhikovit. Nëse do të ketë balotazh apo jo varet nga pjesëmarrja elektorale. Sipas ligjit, për të pasur një zgjedhje në raundin e parë, duhet të votojnë të paktën 50% e votuesve, ose mbi 3.35 milionë njerëz.
Sipas sociologëve, 6 ose 7 parti do të hyjnë në parlament, por formimi i qeverisë do të jetë i vështirë. GERB tani për tani fiton më shumë vota /25.4%/, në vend të dytë është partia "Po e vazhdojmë ndryshimin"/ 17.3%/, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ /15.6%/. "Ka një popull të tillë" /ITN/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe "Bullgaria Demokratike" luftojnë për vendin e katërt me përqindje të afërta - midis 10 dhe 12%. "Ngrihu BG! Ne po vijmë!” fiton 4.2% vota dhe ka shans për të hyrë në Parlament.
Sipas Mediana, edhe pse GERB është partia më e fortë, për momentin nuk duket e mundur të kthehet në pushtet. Ata theksojnë se formimi i qeverisë do të jetë i vështirë, pasi do të duhet të paktën një koalicion katërpartiak.
Të dhënat janë nga një anketim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me fonde vetjake në periudhën 04 – 08 nëntor 2021.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..