Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..
Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..