Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..