"Këtë herë ka mundësi për formimin e një qeverie," tha për BNR Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike Gallup International Balkan. Sipas tij, nëse pjesëmarrja do të ishte më e lartë, partitë e ndryshimit mund të kishin fituar pothuajse tërë shumicën parlamentare. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ do të jetë arbitër në parlamentin e ri dhe është mirë që koalicioni GERB-SDS të mbetet në opozitë, sepse së shpejti do të vijë koha e tij. "Bullgaria Demokratike” mund të jetë e zemëruar me partitë e ndryshimit sepse ato e ndaluan ecjen e saj përpara", tha sociologu për rezultatin më të ulët të partisë në krahasim me votimin e korrikut.
“Certifikata e gjelbër është shkaku për hyrjen e partisë “Ringjallja” /”Vëzrazhdane”/ në parlament dhe për zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për president” – është kategorik Përvanov sa i përket partisë së re, e cila kalon barrierën prej 4%. Në këtë mënyrë hapësira e protestës riformatohet, por mbetet e madhe, është kategorik sociologu.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..