Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka parakushte që parlamenti i ri të formojë një qeveri koalicioni

Përvan Simeonov
Foto: BGNES

"Këtë herë ka mundësi për formimin e një qeverie," tha për BNR Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike Gallup International Balkan. Sipas tij, nëse pjesëmarrja do të ishte më e lartë, partitë e ndryshimit mund të kishin fituar pothuajse tërë shumicën parlamentare. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ do të jetë arbitër në parlamentin e ri dhe është mirë që koalicioni GERB-SDS të mbetet në opozitë, sepse së shpejti do të vijë koha e tij. "Bullgaria Demokratike” mund të jetë e zemëruar me partitë e ndryshimit sepse ato e ndaluan ecjen e saj përpara", tha sociologu për rezultatin më të ulët të partisë në krahasim me votimin e korrikut.

“Certifikata e gjelbër është shkaku për hyrjen e partisë “Ringjallja” /”Vëzrazhdane”/ në parlament dhe për zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për president” – është kategorik Përvanov sa i përket partisë së re, e cila kalon barrierën prej 4%. Në këtë mënyrë hapësira e protestës riformatohet, por mbetet e madhe, është kategorik sociologu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD