Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numërimi paralel i Gallup: Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” është me 3 % përpara GERB-SDS në zgjedhjet parlamentare në Bullgari

Foto: BNR

Të dhënat e numërimit paralel të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregon shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, me 85% zbatim:

“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 26,3 %, ose 69 vende në parlament;

GERB-SDS: 23,3 %, ose 60 vende;

Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 11,4 %, ose 30 vende;

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,7 %, ose 27 vende;

“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,9 %, ose 24 vende;

“Bullgaria Demokratike”: 6,8 %, ose 17 vende;

“Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/: 4,9 %, ose 13 vende;

Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,5 % e votuesve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Tërmet me magnitudë 3.5 u regjistrua në rajonin e Bllagoevgradit

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, në orën 16:48 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.5 në rajonin e qytetit Simitli, të krahinës..

botuar më 25-11-17 5.44.MD

BE-ja ndan fonde për Bullgarinë për stacionet e karikimit

Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për..

botuar më 25-11-17 4.22.MD
Ministri i Zhvillimit Rajonal Ivan Ivanov (majtas) merr detyrën nga Elmedin Konaković

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë vendet e Strategjisë së Danubit të BE-së

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë...

botuar më 25-11-17 9.57.PD