Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me mbi 99% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbetet forca e parë politike

| rinovuar më 21-11-15 7.36.MD

“Po e vazhdojmë ndryshimin” ruan vendin e parë në zgjedhjet parlamentare pas 99,51% të protokolleve të numëruara të votimit.

Rezultatet deri në orën 18.30 të datës 15 nëntor janë:

"Po e vazhdojmë ndryshimin" - 25,65 %

- GERB-SDS - 22,8 %

- DPS - 12,92 %

- "BSP për Bullgarinë" - 10,26 %

- "Ka një popull të tillë" - 9.52 %

- "Bullgaria Demokratike" - 6,34 %

- "Ringjallja" (“Vëzrazhdane”) - 4,86 %

Në zgjedhjet për president dhe nënpresident, kreu aktual i shtetit Rumen Radev dhe Ilijana Jotova, të cilët kandidojnë për një mandat të dytë, janë në vend të parë me 49.45%. Çifti i pavarur presidencial Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Mateeva janë në vendin e dytë me 22,85%, që do të thotë se të dielën e ardhshme do të ketë balotazh, tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD
Ministri Zheço Stankov

Ministri i Energjisë: Karburantet në vend janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë

Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..

botuar më 25-11-11 5.23.MD

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..

botuar më 25-11-11 4.26.MD