Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor

Foto: arkiv

Situata në Ballkanin Perëndimor është shqetësuese. Në muajt e funditpo vëzhgojmë rritje të tensionit në Bosnje dhe Hercegovinë, mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesë stabiliteti politik ka edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. BE-ja duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur dialogun e brendshëm politik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe funksionimin e duhur të institucioneve. Këtë e kërkoi Ministri i Jashtëm bullgar Svetllan Stoev në mbledhjen e rregullt të Këshillit për Punë të Jashtme në Bruksel.

Bullgaria ka shprehur gjithashtu solidaritet të plotë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë për krizën e emigracionit me Bjellorusinë dhe ka mbështetur sanksionet kundër Minskut.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Zaprjanov

Është një lajm i rremë se Bullgaria ka dërguar kërcënime terroriste në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..

botuar më 24-10-03 10.12.PD

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD