3869 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 9.4% e 41 242 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nga të sapo infektuarit, 85% nuk janë të vaksinuar.
Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 111 662. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 7924 në 7737. Numri i pacientëve të trajtuar në reanimacion është rritur nga 725 në 767. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 779 persona të rinj të infektuar. Mbi 88% prej tyre nuk janë vaksinuar.
Edhe pse në rënie, numri i vdekjeve nga koronavirusi i konstatuar mbetet i lartë - 121 persona. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 4193 persona u shëruan.
Të martën janë dhënë 22 153 vaksina. 1 647 300 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të saj muzikore. Para kësaj, sipas traditës, në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios..
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..