Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

121 veta me Covid kanë vdekur në 24 orët e fundit

Foto: ЕPA/BGNES

3869 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 9.4% e 41 242 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nga të sapo infektuarit, 85% nuk ​​janë të vaksinuar.

Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 111 662. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 7924 në 7737. Numri i pacientëve të trajtuar në reanimacion është rritur nga 725 në 767. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 779 persona të rinj të infektuar. Mbi 88% prej tyre nuk janë vaksinuar.

Edhe pse në rënie, numri i vdekjeve nga koronavirusi i konstatuar mbetet i lartë - 121 persona. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 4193 persona u shëruan.

Të martën janë dhënë 22 153 vaksina. 1 647 300 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD