3869 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 9.4% e 41 242 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nga të sapo infektuarit, 85% nuk janë të vaksinuar.
Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 111 662. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 7924 në 7737. Numri i pacientëve të trajtuar në reanimacion është rritur nga 725 në 767. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 779 persona të rinj të infektuar. Mbi 88% prej tyre nuk janë vaksinuar.
Edhe pse në rënie, numri i vdekjeve nga koronavirusi i konstatuar mbetet i lartë - 121 persona. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 4193 persona u shëruan.
Të martën janë dhënë 22 153 vaksina. 1 647 300 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..