Zgjedhjet treguan se votuesi nuk është lujal, por kërkon moral dhe cilësi, tha për BNR, Rumen Çollakov, kryetar i Klubit Milenium Bullgaria, një shoqatë e të rinjve bullgarë të lindur pas vitit 1981, të cilët kanë studiuar ose janë ende duke studiuar jashtë vendit.
Lufta kundër korrupsionit është mandati me të cilin janë zgjedhur Kirill Petkov dhe Asen Vasilev. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me emërimin e kuadrove, aq më tepër se kanë vetëm 67 deputetë.
“Unë e këshilloj Kirill Petkovin që ta mbajë dorëheqjen e vet në xhep vazhdimisht. Të mos mendojë se kjo qeverisje do të zgjasë 4 vjet. Nuk ka mbështetje të parezervë në politikë, theksoi Çollakov. Ai tha se nga mantra “zgjedhje me çdo kusht”, tani nuk duhet të lëkundemi në ekstremin tjetër - qeveri me çdo kusht.Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...