Lutieri i ri bullgar Georgi Nikollov, i cili jeton dhe punon në Cremona të Italisë - "Meka" е mjeshtërve të instrumenteve me tela, fitoi dy konkurse në Itali në nëntor. Violina e tij fitoi çmimin e parë në kategorinë "Profesionistët" në konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, ndërsa violat e tij u vlerësuan së fundmi në edicionin e parë të konkursit "Marino Capicchioni".
Vëllai i tij Nikolla Nikollov gjithashtu solli çmime për Bullgarinë nga të njëjtat dy gara. Të dy janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Plastike dhe Dizajnit "Akademik Deçko Uzunov" në Kazanllëk, ku babai i tyre ishte mësues deri vonë.I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..