Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..