Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Shumen feston 40 vjetorin e hapjes së monumentit "Krijuesit e shtetit bullgar"

Më 26 nëntor qyteti Shumen do të shënojë 40 vjet nga inaugurimi i Kompleksit Memorial “Krijuesit e shtetit bullgar”. Në program janë përfshirë një spektakël me të njëjtin emër dhe një shfaqje me dritë dhe laser të përgatitur posaçërisht për përvjetorin.Në hartë 3D do të animohen dhe dizajnohen video arkivore dhe pamje të realizuara me dron, të cilat ndjekin ndërtimin e memorialit.

Kompleksi memorial, të cilin banuesit vendas e quajnë shkurtimisht “Monumenti” është vepër e skulptorit profesor Krum Damjanov dhe ekipi i tij dhe është i inauguruar zyrtarisht  më 28 nëntor 1981 për nder të festave kombëtare kushtuar 1300 vjetorit nga themelimi i shtetit bullgar. Pas ndryshimeve gjatë vitit 1989 ai është një nga monumentet e pakta të cilat vazhdojnë të administrohen nga shteti.

Vjet një komision i Ministrisë së Kulturës bëri të ditur se "Krijuesit e shtetit bullgar" është përfaqësuesi më mbresëlënës i artit monumental në Bullgari nga epoka e socializmit dhe një nga komplekset më të rëndësishme materiale, të cilët ndërtohen gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të 20. Me statutin e ri të një objekti me një rëndësi kombëtare i jepet mundësi administratës në qytetin Shumen të aplikojë për mjete nga programet kombëtare dhe evropiane, që të mund të mirëmbajë monumentin. Veprimtari të tilla restauruese janë parashikuar gjatë vitit 2022.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD