Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë-instalim bullgar në Pallatin “Pistori” në Bratislavë

Georgi Bogdanov dhe Boris Misirkov na drejtojnë "Nëpër gjurmët e së kaluarës së lavdishme" me makina retro

Foto: Facebook /Agitprop

Në fund të muajit tetor në kuadrin e festivalit më të vjetër të filmit dokumentar DOK Leipzig u zhvillua premiera botërore e filmit dokumentar bullgar "Makinat me të cilat pushtuam kapitalizmin"të tandemit krijues Georgi Bogdanov dhe Boris Misirkov. Tani, vështrimi artistik mbi automobilat socialiste nga e kaluara, pronarët e tyre sot dhe të ardhmen e ëndërruar për ta ka vazhdimin e vet tematik me një ekspozitë-instalim në Bratislavë.

“Nëpër gjurmët e së kaluarës së lavdishme” është një nga tre ekspozitat bazë fotografike në kuadrin e Muajit të fotografisë sivjet në kryeqytetin sllovak. Ajo është e vendosur në katër salla të mëdha të pallatit “Pistori” /Pisztory Palace/, të cilët të dy artistët e kanë kthyer në katër kapituj të veçantë të një tregimi statik të filmit.

Ekspozita përbën portrete të 15 pronarëve të automobilave retro, të cilët Bogdanov dhe Misirkov i “kanë shpënë” në vendin e dashur prej tyre. Të dy fotografët i përcaktojnë dhe ekspozitën dhe filmin si një lloj studimi për këtë se cila është trashëgimia, të cilën e mbajmë nga socializmi dhe nëse ka nostalgji në shtetet e ndryshme evropiane për të. Prandaj dhe protagonistët e tyre janë të fotografuar në Norvegji, Rusi, Çeki, Gjermani dhe Bullgari.

Ekspozita “Nëpër gjurmët e së kaluarës së lavdishme” mund të shikohet deri më 30 nëntor në pallatin “Pistori” në Bratislavë, kurse ëndrra e dy fotografëve  është të gjejnë një vend të madh të përshtatshëm  që të mund ta tregojnë mot dhe përpara publikut vendas.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Agitprop



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..

botuar më 25-10-06 5.25.MD

Shkrimtarja e njohur nga Kosova Majlinda Bregasi prezanton në Sofje romanin e saj “Gërsheti i prerë”

Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..

botuar më 25-10-04 6.05.PD

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD