Kandidati për President të Republikës Rumen Radev fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke dalë me 34 % përpara kandidatit tjetër – Anastas Gerxhikov. Këtë e tregojnë rezultatet e Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partneri mediatik i BNR, në orën 20.00 më 21 nëntor 2021.
Çifti i kandidatëve për President dhe Nënpresident Rumen Radev – Ilijana Jotova merr 65.8 % të votave. Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva merr mbështetje nga 31.4 % e votuesve, sipas agjencisë sociologjike.

Sipas sondazheve, edhe Radev, edhe Gerxhikov kanë marrë më shumë vota nga bullgarët që punojnë: Radev - 66% dhe Gerxhikov - 65%.
37% e atyre që votuan në raundin e dytë për Rumen Radev, në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar kanë mbështetur "Po e vazhdojmë ndryshimin", 24% - "BSP për Bullgarinë", dhe 10% - "Ka një popull të tillë".
63% e atyre që mbështetën në balotazh Anastas Gerxhikov, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar për GERB-SDS, 13% për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe 7% për forcën e re parlamentare - "Po e vazhdojmë ndryshimin".Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim,..