Kandidati për President të Republikës Rumen Radev fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke dalë me 34 % përpara kandidatit tjetër – Anastas Gerxhikov. Këtë e tregojnë rezultatet e Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partneri mediatik i BNR, në orën 20.00 më 21 nëntor 2021.
Çifti i kandidatëve për President dhe Nënpresident Rumen Radev – Ilijana Jotova merr 65.8 % të votave. Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva merr mbështetje nga 31.4 % e votuesve, sipas agjencisë sociologjike.
Sipas sondazheve, edhe Radev, edhe Gerxhikov kanë marrë më shumë vota nga bullgarët që punojnë: Radev - 66% dhe Gerxhikov - 65%.
37% e atyre që votuan në raundin e dytë për Rumen Radev, në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar kanë mbështetur "Po e vazhdojmë ndryshimin", 24% - "BSP për Bullgarinë", dhe 10% - "Ka një popull të tillë".
63% e atyre që mbështetën në balotazh Anastas Gerxhikov, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar për GERB-SDS, 13% për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe 7% për forcën e re parlamentare - "Po e vazhdojmë ndryshimin".Romgaz ndërpreu çështjen-goditje kundër Greenpeace – Rumania Më 11 qershor, pikërisht para seancës së parë të çështjes, qëllimi i së cilës në praktikë ishte shpërbërja e Greenpeace – Rumania, Romgaz tërhoqi padinë e saj në gjykatë kundër..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit. "Republika e Bullgarisë është e shqetësuar nga çdo veprim që..
Gjykata Themelore në Manastir shpalli një dënim me kusht prej 1 viti me periudhë prove prej 2 vitesh në procesin gjyqësor kundër Ljubço Georgievskit, kryetar të shoqatës së shfuqizuar të Klubit Kulturor “Ivan Mihajllov”, tha për BTA avokati i tij Naser..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore..