Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shpreh mirënjohjen e saj për komunitetet tona jashtë vendit për ndihmën e tyre në organizimin e votimit të qytetarëve bullgarë në mbarë botën.
Në zgjedhjet për president dhe parlament më 14 nëntor 2021 dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 21 nëntor 2021, bashkatdhetarët tanë patën mundësinë të votojnë në 68 vende, në gjithsej 749 qendra votimi në të gjitha kontinentet.
Në sajë të përpjekjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët morën pjesë si anëtarë të KQZ-së, si dhe të punonjësve të ministrisë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të jashtme, të gjithë qytetarët bullgarë patën mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Ministria jonë e Jashtme shpreh mirënjohjen ndaj tyre, duke besuar se partneriteti i krijuar me komunitetet bullgare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mbrojtur interesat bullgare jashtë vendit dhe për të ruajtur emrin e mirë të Bullgarisë në mbarë botën.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..