Një udhërrëfyes me afate të cilat të tregojnë progresin në fushën e reformës në drejtësi do të jetë pjesë e programit të përgjithshëm të qeverisjes së një kabineti eventual me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin" në koalicion me BSP, "Ka një popull të tillë" dhe " Bullgaria Demokratike" në sferën “Drejtësia”. Përfaqësuesit e katër formacioneve diskutuan masat lidhur me reformën në Prokurori, Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtësinë e specializuar, Komisionin Kundër Korrupsionit dhe organet rregulluese. Ndër masat rreth të cilave u bashkuan formacionet është ndërprerja e mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi reporterja Sillvija Velikova.
Në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në sektorin e transportit, pjesëmarrësit u fokusuan në sigurinë rrugore dhe kërkuan një ligj të ri për trafikun rrugor, modernizim të përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe zhvillim më aktiv të transportit ujor.
Nesër do të diskutohen temat: shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe qeverisja elektronike.Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..