Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi për bullgarët që shpesh udhëtojnë drejt Greqisë Veriore. Në kalendarin popullor bullgar, Dita..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..