Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..