Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..