Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë i zgjuar në momentin e ngjarjes. Autobusit i kanë plasur gomat dhe ka nisur një zjarr me shumë tym. Sulejmani ka arritur të thyejë xhamin e pasmë dhe të largojë të fejuarën e tij Medinën dhe pesë pasagjerë të tjerë.
Ambasadori i Serbisë në Sofje, Željko Jović e ka vizituar Lulëzim Sulejmanin në spital. “Megjithë lëndimet e tij, ai ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..