Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë i zgjuar në momentin e ngjarjes. Autobusit i kanë plasur gomat dhe ka nisur një zjarr me shumë tym. Sulejmani ka arritur të thyejë xhamin e pasmë dhe të largojë të fejuarën e tij Medinën dhe pesë pasagjerë të tjerë.
Ambasadori i Serbisë në Sofje, Željko Jović e ka vizituar Lulëzim Sulejmanin në spital. “Megjithë lëndimet e tij, ai ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..