Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta një diplomat i famshëm bullgar me shpirt fisnik

Ivan Stançov
Foto: BGNES

Në moshën 92 vjeçare në Britaninë e Madhe vdiq Ivan Stançov – një diplomat i shquar bullgar dhe ministër i punëve të jashtme i Bullgarisë (1994-1995).Sipas shembullit të gjyshit të tij, Dimitër Stançov, ambasador në Britaninë e Madhe (1908, 1922 -1924), ministër i jashtëm (1906) dhe kryeministër i Bullgarisë (1907), ai gjithashtu la një gjurmë të ndritshme në historinë e vendit tonë si patriot dhe aktivist shoqëror i përkushtuar. Në vitin 1943 familja e tij emigroi për arsye politike, por pas ndryshimeve demokratike Stançov u kthye në Bullgari në vitin 1990. Pak më vonë u emërua ambasador në Britaninë e Madhe, ambasador i parë bullgar në Irlandë, dhe pas kësaj edhe ministër i jashtëm, kryetar nderi i Këshillit Konsultativ Kombëtar të Institutit Diplomatik. Është mbajtës i një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare si për veprimtarinë e tij si diplomat, ashtu edhe për iniciativat e panumërta bamirëse.

Ai është i vetmi bashkëkohës bullgar të cilit që kur ishte gjallë iu emërtua një shkollë.

“Ivan Stançov i shërbente Bullgarisë me përkushtim, duke kontribuar me shumë zell në ndërtimin dhe promovimin e imazhit të saj të ri dhe demokratik - shkruan kreu i shtetit Rumen Radev në një letër ngushëllimi drejtuar familjes, kolegëve dhe të afërmve të diplomatit bullgar. - Po humbasim një bullgar të denjë, që mbante thellë në zemër shpirtin e Rilindjes Bullgare.”

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë gjithashtu u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të Ivan Stançovit. “Do ta mbajmë mend me patriotizmin dhe shqetësimin për fatin e Bullgarisë, me profesionalizmin, zemrën dhe shpirtin e tij të gjerë - shkruhet në adresën e ngushëllimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. - Ai e mbështeste me zjarr zhvillimin e vendit tonë që në agimin e demokracisë. Ivan Stançov nuk pushoi së angazhuari në aktivitete bamirësie përmes Fondacionit të tij “Karin Dom” për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për ne!”

“Një person i jashtëzakonshëm, një patriot dhe një zotëri i madh”, shkroi drejtoresha e Institutit Diplomatik, Tanja Mihaillova. Një burrë i madh, rilindës dhe mik i mirë, që lë pas një gjurmë të ndritshme…

U prefsh në paqe, miku im!”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD