3020 janë të infektuarit rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të hënën, numri i të infektuarve është rritur me 2292 raste. 8% janë mostrat pozitive nga 36 559 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg.
224 veta kanë vdekur me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. 92% e tyre nuk janë vaksinuar. Në 14 ditët e fundit, vdekjet nga koronavirusi kanë qenë 1824.
105 123 janë të sëmurët aktivë. 946 janë të pranuarit rishtazi në spitale. Nga ata, 87 për qind nuk janë vaksinuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale është 6526. 723 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv. 2965 persona u shëruan.
Të hënën janë dhënë 15 819 vaksina. Janë 1 762 938 persona me dy imunizime. Me një dozë të tretë, tashmë janë 92 804 persona.Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..