Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev zhvilloi bisedime dypalëshe me komisionerin e zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi dhe homologun e tij spanjoll, José Bueno. Në Barcelonë, në forumet rajonale Unioni për Mesdheun dhe takimi i BE-së dhe vendeve partnere të Fqinjësisë Jugore, u shkëmbyen mendime për mundësinë e fillimit të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Stoev theksoi përpjekjet proaktive të Sofjes për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin për të garantuar të drejtat e qytetarëve maqedonas me identitet bullgar dhe zbatimin e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017. Presim garanci të qarta nga Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi Ministri.Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..
Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...