Cilët janë “Ambasadorët e Kulturës Bullgare”? Cilët janë krijuesit që e përfaqësojnë Bullgarinë në botë? Cilët muzikantë, piktorë, shkrimtarë, poetë, aktorë, valltarë bullgarë e bëjnë Bullgarinë të njohur në hapësirën kulturore botërore? Propozimet në fushatën e programeve Hristo Botev dhe BNR pranohen deri më 4 dhjetor në: kulturniposlanitsi@bnr.bg
Gazetarët e programit do të zgjedhin mes të nominuarve 24 "Ambasadorë të Kulturës Bullgare" për vitin 2021. Në vitin e ri 2022, këta 24 artistë do të prezantohen në qendrat kulturore bullgare në Evropë. Fushata “Ambasadorët e Kulturës Bullgare” i kushtohet 50 vjetorit të programit “Hristo Botev”.Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..