Cilët janë “Ambasadorët e Kulturës Bullgare”? Cilët janë krijuesit që e përfaqësojnë Bullgarinë në botë? Cilët muzikantë, piktorë, shkrimtarë, poetë, aktorë, valltarë bullgarë e bëjnë Bullgarinë të njohur në hapësirën kulturore botërore? Propozimet në fushatën e programeve Hristo Botev dhe BNR pranohen deri më 4 dhjetor në: kulturniposlanitsi@bnr.bg
Gazetarët e programit do të zgjedhin mes të nominuarve 24 "Ambasadorë të Kulturës Bullgare" për vitin 2021. Në vitin e ri 2022, këta 24 artistë do të prezantohen në qendrat kulturore bullgare në Evropë. Fushata “Ambasadorët e Kulturës Bullgare” i kushtohet 50 vjetorit të programit “Hristo Botev”.Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..