Një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, aktivist i palodhur shoqëror, drejtues i institucioneve muzikore dhe kulturore, Akad. Petko Stajnov mbetet në historinë tonë si kompozitor i veprave thellësisht bullgare në tingëllimin e tyre melodik dhe metroritmik. “Vallet Trake” – vepra e parë, të cilën ai kompozoi në qytetin e lindjes Kazanllëk, pasi u diplomua në Konservatorin e Drezdenit, edhe sot e kësaj dite është ndër simbolet muzikore kombëtare. Stajnov është autor i baladave të para korale në muzikën tonë profesionale, të këngëve ikonike korale, të suitave simfonike, poemave etj.
Që kur ishte 11 vjeç ai e humbi shqisën e të parit dhe u përcjell në Institutin e të Verbërve në Sofje, ku mësonte muzikë. Vazhdoi në Gjermani, dhe pasi u kthye në atdhe jepte koncerte, kompozonte, përfshihej aktivisht në jetën muzikore.
Më 1 dhjetor mbushen 125 vjet nga lindja e tij, përvjetor ky i cili u shënua me koncerte, kremtime dhe një konferencë shkencore zhvilluar online dhe orientuar kryesisht te arti interpretues – si tingëllon muzika e Stajnovit në kohën tonë, vendi i saj në repertorin e formacioneve të njohura, në programin e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare. U prezantua veprimtaria e tërësishme e fondacionit “Petko Gruev
Stajnov” mësuam nga organizatorja e konferencës Dr. e arteve Elisaveta Vëllçinova-Çendova.
“Petko Stajnov i përket këtij brezi kompozitorësh, të cilën jo rastësisht sot i përkufizojmë si klasikë – ata formojnë stilin kombëtar muzikor bullgar – tregon Prof. Çendova. – Vepra e Stajnovit është thelbësore për sa i përket krijimtarisë prej kompozitori në vendin tonë, ai ishte kryetari i parë i Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” themeluar në vitin 1933. Në vitin 1941 ai u zgjodh akademik dhe me iniciativë të tij u krijua Instituti i Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Si drejtori i tij i parë, Stajnov caktoi dy drejtime të rëndësishme - studimin e së kaluarës sonë dhe ruajtjen e folklorit bullgar. Stajnov ishte edhe drejtori i parë i Operës Kombëtare, nën drejtimin e së cilës atëherë ishte edhe Filarmonia e Sofjes.”
Prof. Çendova thekson gjithashtu rolin e madhe të Fondacionit “Petko Gruev Stajnov”, krijuar nga trashëgimtarët e kompozitorit, si dhe punën e specialistëve të tërhequr në këtë organizatë:
“Falë veprimtarisë aktive të fondacionit dhe ekipit të tij, pjesë prej të cilit jam edhe unë, kemi një arkiv elektronik – tekste muzikore të digjitalizuara, përshkrim të plotë të krijimtarisë së tij etj. Duhet të theksoj, se puna me këtë arkiv është më e ndërlikuar, sepse kompozitori shfrytëzonte alfabetin Braj. Ishin të shtypur nota, artikuj, dokumente të ndryshme të bazuara në burimet e reja të zbuluara. Ndër to është përmbledhja e madhe ”Petko Stajnov në kujtesën e kohës”, në të cilën janë të gjitha publikimet për të.”
Puna e thelluar me arkivin e Petko Stajnov, e mbledhur me shënime dhe fjalë, nënkupton edhe një prekje të virtyteve njerëzore, të cilat, pavarësisht vështirësive, e kanë formuar këtë krijues të shquar.
“Erdha në Institut disa muaj pasi Akad. Stajnov kishte vdekur – kujton Porf. Çendova. – Ndoshta pata shansin më të çmueshëm – të isha në mesin e njerëzve të cilët punuan me të. Isha dëshmitare e admirimit dhe respektit që ndjenin për të, më treguan sesa e pagabueshëm e ndjente gënjeshtrën, si i mbështeste kolegët dhe u zgjaste atyre dorë. Ai arriti ta bëjë diçka shumë të vështirë – të kapërcejë dhe të transformojë mungesën e të parit, por kjo mund ta bëjë vetëm një njeri tepër inteligjent dhe aq të talentuar sa ishte ai.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e..