Në Ditën e Shën Varvarës më 4 dhjetor fillon një sërë festash, të cilat në traditën bullgare shoqërohen me shumë besime dhe zakone. Sipas legjendës, Shën Varvara ka lindur në trojet e sotme bullgare, në fshatin Eleshnica, i quajtur në atë kohë Iliopolis. Shenjtorja nderohet si mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundjet, më së shpeshti nga fruthi. Ekziston një besim se fëmijët duhet të kërcejnë gjithë ditën, kështu që Varvara të mos i gjejë. Në Bullgarinë Perëndimore kjo ditë quhet Krishtlindjet Femërore –këtë ditë vajza të maskuara, me çanta të varura mbi supe, shkojnë nëpër shtëpi dhe, si kolendarët, këndojnë këngë me urime për shëndet dhe pjellori.
Të nesërmen, më 5 dhjetor, kisha nderon Shën Savën - themeluesin e vendbanimit më të vjetër të banuar deri më sot e kësaj dite nëTokën e Shenjtë e njohur si Manastiri i Shën Savës. I lindur nga prindër fisnikë në Kapadokia në shekullin IV, Sava, 18 vjeç, u vendos në një manastir, ku u arsimua dhe u bë murg. Në kërkim të vetmisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, ai u nis për në Shkretëtirën e Jordanit dhe jetoi në një shpellë të treguar në ëndërr. Pas vdekjes së prindërve, Sava mori një trashëgimi të pasur, me të cilën ndërtoi disa manastire, spitale dhe dy bujtina. Si udhëheqës shpirtëror i manastireve, Sava u mësonte besimtarëve që vinin butësinë, përulësinë, heshtjen dhe besimin te Zoti.
Në përfytyrimet e bullgarëve shpesh Shën Sava duket si një grua dhe ritualet këtë ditë kanë të bëjnë me martesën e vajzave dhe lindjen e fëmijës së dëshiruar. Kulmi i këtij rituali para festave të Vitit të Ri është më 6 dhjetor, kur kremtojmë Shën Nikollën e Mirës - shenjtori mbrojtës i marinarëve, peshkatarëve, bankierëve dhe tregtarëve.
Në besimet popullore, Varvara është motra e Savës dhe Nikollës, prandaj festat popullore kanë mbledhur elemente pagane dhe të krishtera. Kjo triadë ka lindur proverbin bullgar “Shën Varvara vlon, Sava pjek, Nikolla i pret mysafirët”.
Më shumë hollësi për traditat dhe çfarë duhet vënë në tryezë gjatë festave mund të lexoni në botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Nga Varvara deri në ditën e Shën Nikollës – zakone, rite dhe ushqime rituale”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..
Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..
Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..
Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të..
Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e..