Është fakt se gjatë viteve të fundit interesi  ndaj arsimit në fushën e operacioneve tregtare-bankare po shtohet dhe shkollat  më prestigjioze propozojnë programe për një menaxhim financiar. Pavarësisht nga  kjo, njohuritë e bullgarëve për menaxhimin e mjeteve personale mbetet i  ulët. Një dëshmi për këtë është fakti se këtu lulëzon biznesi  i dyqaneve të pengjeve dhe të kredive të shpejta që ofrojnë para "të  lehta", por me interesa shumë të larta. 
Shumë nga bashkatdhetarët tanë ranë të bllokuar në piramidat financiare që premtonin fitime të mëdha për depozituesit. Problemi fshihet në mungesën e përvojës dhe të kulturës financiare të njerëzve. Në treg veprojnë mekanizma të thjeshta, të cilat bullgari duhet t’i dijë më mirë, sqaron Kalin Radullov, specialist i diplomuar në Suedi dhe aktualisht pedagog në degën e sipërmarrjes në shkollën e mesme të Sofjes numër 19 “Elin Pelin”.

“Mjeshtëritë më të rëndësishme, të cilat duhet t’i kemi janë si të mund të ndërtojmë buxhetin tonë personal, të investojmë dhe të kursejmë një pjesë nga paratë të cilat ne i nxjerrim dhe të mund të dallojmë aktivet dhe pasivet - cila na sjellë para dhe cila na nxjerrë para nga llogaria. Bullgarët në masë nuk kanë një kulturë të tillë. Brezat të cilët kanë mësuar përpara vitit 1990 nuk kanë pasur mundësi t’i fitojnë këto njohuri, meqenëse mjeshtëritë të drejtosh paratë janë të lidhura me kushtet e ekonomisë së tregut. Sipas bullgarit tani banesa është aktivi më i madh që mund ta pronësojë. Shpeshherë kanë nga disa prona të cilat madje nuk i japin me qira. Në masë njerëzit nuk kanë kursime serioze, më pak se 5% nga bullgarët bëjnë ndonjë farë investimi, i cili t’u sjellë atyre fitim. Që gjatë 10 vjetëve të fundit tek ne filloi përhapja e tendencave të imponuara në botën perëndimore prej më të paktën1 shekulli. Aty ekziston koncepti për familje me tradita në biznes, të cilin e zhvillojnë breza të tëra me radhë. Tek ne kjo lidhje nuk ekziston.
Dhe sot, qëndrimi ndaj parave tek bullgari pasqyrohet më saktë në urtësinë e vjetër popullore “Njeriu di edhe dy, edhe dyqind”, domethënëmund të ketë shumë, por mund të ketë dhe shumë pak. Por, kohërat ndryshojnë dhe madje dhe maksima se duhet të kursejmë para të bardha për ditë të zeza sikurse e ka humbur pak kuptimin e vet, sepse kursimet duhet të kenë një qëllim konkret-të na sjellin më shumë të ardhura.
Gjithsesi, kursimi dhe planifikimi i arsyetuar i shpenzimeve janë gjëja më e rëndësishme, me të cilën duhet të mësohet çdo një fëmijë që në moshë më të re.

“Akoma si të vegjël fëmijët i kanë arkat e veta të vogla të kursimit dhe është mirë që t’i mësojmë që t’i kursejnë paratë aty, por dhe të kenë qëllim për to - sqaron Ivan Atanasov, bashkëthemelues i Fondacionit Coins Academy, në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad. Kështu fëmijët mësojnë se kur marrin para xhepi, ata mund të kursejnë një pjesë prej tyre për nevoja të ardhshme me fjalë të tjera të mos harxhojnë çdo gjë në moment. Dobia dhe përfitimet për shoqërinë nga edukimi financiar janë të mëdha. Tanimë si më të moshuar ata do të kenë mundësi më të mëdha të realizohen, dhe do të kenë guxim dhe vetëdije të marrin përsipër një rrezik financiar, të bëhen sipërmarrës. Kjo është e lidhur me mirëqenien e të gjithë shoqërisë. Njerëzit do të bëhen më të pasur, kur të kuptojnë se çfarë përbëjnë paratë dhe sesi më drejtë të mund të drejtohen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Monety Academy, Facebook /Kalin RadullovPër të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
 Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje intensive
								Reshje intensive Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje
								Reshje Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								VranësiraPër të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..
