Presidenti Rumen Radev mori pjesë në ceremoninë solemne të regjistrimit të shpikësve dhe zbuluesve bullgarë në “Librin e Artë” të Zyrës së Patentave.
“Libri i Artë” u prezantua në vitin 1981 dhe hapet një herë në vit për t’u mbushur me emrat e zbuluesve dhe shpikësve më të shquar bullgarë.
“Ju keni një shans unik për të qenë të parët që prekin të renë, pra ato zbulime që kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë. Çdo ide, qoftë edhe e vogël, ka të ngjarë të përmbajë diçka të re për botën. Urojmë që të kemi më shumë raste dhe ngjarje të tilla për nder të shkencëtarëve dhe studiuesve”, tha presidenti Radev gjatë ceremonisë.
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..